Interi i ka treguar gjithë botës se dëshiron të largojë Iikardin. Duke ditur këtë fakt, skuadrat që e kërkojnë argjentinasin nuk janë drejtuar me ndonjë ofertë të lartë. Megjithatë, Roma e thyen disi akullin në garën me Juventusin e Napolin për shërbimet e një prej qendërsulmuesve më të mirë të planetit.
Klubi verdhekuq janë gati të japin 30 milionë euro plus kartonin e Xhekos për t’i mbushur mendjen Interit të lërë të lirë yllin e tyre. Sulmuesi boshnjak është një prej dëshirave të Kontes që në fillimin e kësaj merkatoje.
Kryeqytetasit e vlerësojnë Xhekon rreth 20 milionë euro, kështu oferta arrin shifrën e 50 milionë eurove. Juventusi së fundmi propozoi 40 milionë. Preferenca e Ikardit është akoma “Zonja e Vjetër”. Ndërkohë Roma i propozon 5 milionë euro në sezon.