Roma në sulm për mesfushorin shqiptar, pritet përgjigja e klubit kroat

Drejtori sportiv i Romës, Monçi, ka piketuar kapitenin e Dinamos së Zagrebit, Arijan Ademi, si objektivin parësor të merkato së Romës. Sipas “Il Messagero”, 27-vjeçari shihet si një lojtari me shumë eksperiencë dhe me kosto relativisht të ulët.

Operacioni për transferimin e futbollistit me origjinë shqiptare  mund të kryhet për një shumë te përafërsisht 4 milionë euro. Një tjetër bonus për futbollistin e kampionëve të Kroacisë është dhe fakti që disponon një pasaportë kroate, çka shmang regjistrimin e tij si futbollist ekstrakomunitar.

Arijan Ademi

Ademi aktivizohet prej nëntë vitesh te Dinamo e Zagrebit dhe në të shkuarën ka luajtur për grupmoshat e Kroacisë, ndërsa në nivel kombëtaresh zgjodhi të përfaqësonte Maqedoninë vendin e origjinës së prindërve të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online