Roma ia del në apel, UEFA “fal” tifozët verdhekuq

0

Një lajm i mirë për Romën dhe tifozët e saj. UEFA ka reduktuar dënimin e tifozëve verdhekuq, të cilët shkaktuan trazira në Angli gjatë ndeshjes së parë të gjysmë-finaleve të Champions në sezonin e kaluar. Ata u dënuan me një transfertë pezullim dhe pa tifozë në ndeshjen e dytë.

Dënim me kusht, që do të dyfishohej, nëse ultrasit e Romës do të vijonin të shkaktonin probleme dhe incidente. Drejtori i përgjithshëm i Romës, Mauro Baldisoni ka pohuar lajmin e mirë, kështu që Roma do të ketë tifozët me vete në transfertën e parë të Champions.

“Ju bëj me dije me kënaqësi se apelimi ynë u pranua dhe është reduktuar skualifikimi. Mund t’iu them se tifozët do të kenë mundësi të na ndjekin në transfertën e parë, ndërsa tashmë kemi apeluar dhe për reduktimin e dënimit të presidentit Palota. Kemi besim se do triumfojmë dhe në këtë çështje”, shprehet zyrtari i Romës.

Presidenti Palota u dënua me tre muaj pezullim dhe klubi me 19 mijë euro gjobë, mbas kritikave të Palotës kundrejt arbitrit të ndeshjes së kthimit. Vendimi për të do të merret në fund të shtatorit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.