Është mbyllur dhe derbi i Romës, me skuadrën e Di Françeskos që ka mundur të triumfojë me rezultatin 3-1 ndaj Lacios. Një ndeshje emocionuese, si në çdo derbi tjetër, me raste dhe gola. Një takim i dominuar nga ekipi i Romës, pasi nuk e vuri bë asnjë moment superioritetin ndaj rivalëve të përjetshëm të Lacios.
Edhe pse rastet nuk munguan, goli i parë erdhi vetëm pak sekonda para se të mbyllje pjesa e parë. Një dalje jo e mirë e Strakoshës i dha mundësinë Pelegrinit që të realizonte me një goditje mjaft të bukur. Në fraksionin e dytë Imobile vendosi ekuilibrin, por gëzimi i badhekaltërve zgjati vetëm 4 minuta, pasi Kolarov ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi, duke rikthyer të tijtë në avantazh.
Për të vulosur gjithçka mendoi Fazio, i cili shfrytëzoi maksimalisht një harkim nga një goditje dënimi nga ana e Pelegrinit. Në fund festa është e verdhekuqve që i afrohen rivalëve të qytetit vetëm 1 pikë larg. Ishte suksesi i dytë i Romës, ndërsa në anën tjetër skuadra Inzagit i jep fund ecurisë pozitive.