Mbas blerjeve të panumërta te Roma ka ardhur koha dhe për disa rinovime kontratash. Klubi verdhekuq ka zyrtarizuar sot rinovimin e kontratës me zëvendës-kapitenin Alesandro Florenci deri në vitin 2023.
Rinovimi me Florencin ishte kthyer në një çështje shumë të rëndësishme te Roma, pasi kontrata e mëparshme e 27-vjeçarit mbaronte në fund të sezonit të ardhshëm dhe shumë tifozë i druheshin një largimi të lojtarit polivalent te rivalët e Juventusit.
?? Alessandro Florenzi ha rinnovato il suo contratto con l'#ASRoma
? I dettagli https://t.co/E5dUCQ3yF9 pic.twitter.com/6NUxovxPU2
— AS Roma (@OfficialASRoma) August 2, 2018