Roma dhe Juventusi ka rënë dakord për transferimin e Gonzalo Higuain në kryeqytet, por sulmuesi nuk është bindur akoma. Ai dëshiron të provojë shanset e tij me bardhezinjtë, por e ardhmja e tij është larg Torinos.
Pipita do të niset me Juven në turin e Singaporit dhe Romës do i dihet të presë deri me datë 28 korrik, ditë kur kampionët rikthehen në Itali. Verdhekuqtë nuk kanë alternativa B, pavarësisht se qarkullon edhe ideja Diego Kosta, dhe po presin një përgjigje pozitive nga 31-vjeçari.
4.5 milionë euro rrogë pa llogaritur bonuset i ofron Roma argjentinasit, që përkon me gjysmën e asaj që përfiton te Juventusi (9 milionë euro në sezon). Fonseka e ka telefonuar, duke i bërë të ditur që ai do të jetë pika e referimit të ekipit të tij.
Klubet kanë rënë dakord për formulën e transferimit të Higuain. Huazim 1-vjeçar për 9 milionë euro me të drejtë blerje nga Roma për 27 milionë euro të tjera në fund të sezonit. Në total shuma shkon në 36 milionë euro, ndërsa bomberin e pret një ofertë 4-vjeçare.