Roi Kin nuk përmbahet: Qaramanë, mbyllni gojën dhe luani futboll!

0

Roi Kin është një person, i cili shpreh gjithmonë mendimin e tij origjinal. Ish-mesfushori dhe kapiteni i Mançester Junajtid të Fergusonit, i njohur për karakterin e vështirë dhe sherret e shumta gjatë karrierës, ka dhënë mendimin e tij për situatën e komplikuar të “Djajve të Kuq”, duke i dalë në krah trajnerit Murinjo dhe “sulmuar” lojtarët e ekipit.

47-vjeçari, i cili është aktivizuar për 12-të sezone në “Old Trafford”, e shpjegon sipas stilit të tij situatën e komplikuar të ekipit, por kur fillon ndeshja harrohet gjithçka, mbyllet goja dhe duhet dhënë maksimumi.

Po flasim për futbollistë dhe trajnerë, jo të gjithë lojtarët bien dakord me trajnerin dhe trajnerit nuk mund t’i pëlqejnë të gjithë lojtarët e skuadrës. Por si lojtar, pavarësisht çdo mosmarrëveshje që ke patur me trajnerin, kur futesh në fushë do të japësh maksimumin për skuadrën. Kujt i plasi nëse ‘kacafytesh’ me trajnerin tënd, është pjesë e lojës të debatosh. Nëse të veshësh bluzën e Mançester Junajtid nuk të bën të japësh 100%, kur zbret në fushë, atëherë, i uroj fat të mbarë Murinjos.”

Nuk e kam me Pogba, sepse është një diskutim i përgjithshëm. Ka lojtarë që acarohen me trajnerin dhe mendojnë: ‘Nuk po stërvitem mirë, sepse më kanë zemëruar’. Ka shumë qaramanë rreth e rrotull dhe nuk janë pak. Kur zbret në fushë, luan për krenarinë tënde, për familjen tënde, qytetin tënd, për çdo gjë. Nuk mund të preokupohesh për atë që thotë trajneri, ose stafi teknik. Zbrit në fushë, mbyll gojën dhe luaj. Ka kohë boll pas ndeshjes për t’u zënë dhe debatuar“, përfundon ish-kapiteni i Mançester Junajtid prononcimin e tij për “Notts TV”.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.