Roben: Kalimi te Bajerni, vendimi më i mirë në karrierë

Arjen Roben është gati për të nisur sezonin e 10-të me Bajernin e Mynihut. Bundesliga nis në fundjavë dhe Hofenhajmi është kundërshtari i parë i bavarezëve, por holandezi rikthehet pas në kohë. Në verën e vitit 2009, ai la Realin e Madridit për t’u transferuar te gjigantët gjermanë dhe sot ndihet krenar për vendimin e marrë.

“Kur isha pjesë e Realit, Bajerni më kërkoi dhe unë e pranova ofertën. Në fillim isha pak skeptik dhe nuk e dija nëse ky do të ishte vendimi i duhur për karrierën time.

Por sot mund ta them që kjo ka qenë zgjedhja më e mirë që kam bërë në karrierën time”, tregon 34-vjeçari, i cili kulmin e tij e arriti në vitin 2013, ku Bajerni fitoi tripletën e famshme përfshirë dhe Championsin. Në finalen përballë Dortmundit, holandezi fluturues shënoi golin e fitores dhe kupa me veshë të mëdhenj përfundoi në Mynih.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *