Doni titullin kampion? Ze Maria e thotë troç kërkesën

Tirana nesër pret Teutën në shtëpi dhe fitorja është objektivi i vetëm. E tha sot në konferencë edhe trajneri Ze Maria, i cili foli për shumë gjëra, duke nisur nga humbja me Kamzën, te formacioni me durrsakët, lëvizjet në merkato, nevojat dhe problemet e pagave që ka pasur Musa.

Para lojtarëve keni thënë që Teuta është ekipi më i fortë.
Teuta është një skuadër shumë e mirë. Kanë lojtarë shumë cilësor, si pjesa më e madhe e ekipeve të Superiores. Ndaj Teutës duhet që të gjejmë golin.

Humbja ndaj Kamzës, çfarë mund të na thoni?
Ishte një situatë e vështirë, pasi ishte një ndeshje ku skuadra ishte shume e emocionuar, pasi bëhej fjalë për rikthimin në Superligë. Tani duhet të fillojmë të fitojmë ndeshjet. Jemi Tirana, i respektojmë kundërshtarët, por fitorja është detyrim për ne në çdo aspekt.

A do të ketë ndryshime ndaj Teutës?
Patjetër që nesër do të ketë ndryshime. Po pres lajme për dëmtimin e Hasanit. Ai ka një shqetësim të vogël. Nëse do jetë gati, ai do të luajë. Ndoshta mund të ketë dhe 1 ose 2 ndryshime të tjera. Të shohim.

Kundër Kamzës luajtët me 9 lojtar të sezonit të mëparshëm, pse kaq pak ndryshime?
Isha disi i kushtëzuar për këtë, pasi lojtarët e rinj nuk janë gati 100%. Me kalimin e kohës ata do jenë gati. Ndoshta mund ta konsideroni si një dhuratë për lojtarët e vjetër për punën e bërë vjet. Gjithsesi ata mbeten lojtarë cilësorë dhe për Superioren.

A jeni i kënaqur nga grupi?
Më mungon një sulmues krahu dhe një pykë. Objektivi jonë këtë sezon është Europa. Vendi i tretë është minimumi, sigurisht po punojmë për vendin e parë, por për këtë më duhen këto dy blerje nga klubi, si dhe rikthimi i Ngosë dhe Likës. Të dy do të jenë gati shumë shpejt.

I kënaqur nga prurjet e verës?
Klubi me afroi lojtar cilësorë si Hasani, Kobinah dhe Blazhevski. Por përshtatja e tyre në lojën tonë do të jetë e vështirë, pasi sezonin e kaluar nuk luanim me mesfushorë me tipare sulmuese, si ata të dy. Blazhevski është një sulmues i dytë me cilësi shumë të mira, por duhet kohë për përshtatjen. Prandaj them që Tiranën e vërtetë do ta shihni pas ndeshjes së tretë. Tani na duhen me patjetër pikët, më pas forma do të vijë në rritje.

 

A është larguar Muguna?
Duhet të flisni me drejtorin për këtë. Mund të them se ligjërisht është akoma i joni, por është një situatë që duhet zgjidhur nga drejtuesit e klubit dhe ai.

Akuzat e Muhamed Musa, për pagesat e vonuara.
Me aq sa di unë, Musa i ka marr të gjitha paratë qe i takonin. Sigurisht nuk e mohoj që ka pasur vonesa, por  janë gjëra që ndodhin dhe në Europë. Më ka ndodhur mua në Itali tek Interi dhe Peruxhia.

Ai tha qe nuk ishte paguar nga Janari ne Prill?
Nuk është e vërtetë, këtë e them me siguri. Shiko, në Kenia kur kam punuar atje, paga i është vonuar vetëm njëherë dhe zgjati vetëm një javë. Mentaliteti i tyre është që nëse rroga vonohet qoftë dhe një javë, ata fillojnë e bojkotojnë stërvitjen. Nuk është e lehtë për ta.

Presidenti ndoqi stërvitjen e djeshme. Cila ishte arsyeja?
Presidenti ishte dje në stërvitje, pasi e ftova unë. Është e rëndësishme që presidenti të jetë pranë ekipit. Ai nuk vinte prej muajsh dhe mendova se do të ishte më mirë për të shikonte stërvitjen para ndeshjes për të pasur një ide më të qartë për skuadrën.

FLORIAN ALLA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online