Ritëm i çmendur, Salihi mahnit sërish

Hamdi Salihi vazhdon të shkëlqejë në Austri, aq sa duket sikur është në lule të rinisë dhe dikush mund të thotë se ndoshta për ndeshjet e fundit të kombëtares mund të ishte marrë në konsideratë nga trajneri Kristian Panuçi, kur mbetëm pa sulmues ndaj Lihtenshtejnit.

Shkodrani po luan në nivele mjaft të larta te Viner Nojshtat në divizionin e dytë austriak dhe me golat e tij po bën të ëndërrojë klubin vjenez.

Sot Salihi ka shëuar edhe dy gola në pjesën e parë të sfidës shtëpiake kundër Liferingut, ekipit rezervë të Red Bull Salcburgut.

Fillimisht Salihi përfitoi nga një gabim i mbrojtjes mike, me një mbrojtës që ia pasoi topin gabimisht dhe Salihi me një gjuajtje të fortë nuk fali.

Më pas, Viner Nojshtat fitoi një 11-metërsh që Salihi e ekzekutoi në mënyrë perfekte.

Tetë gola në 8 ndeshje, më shumë se gjysma golave që ka shënuar ekipi i tij, që tashmë kryeson me 4 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online