Risi me fanellat e Interit, “Nike” befason me dizajnin e ri

Fanella e Interit për sezonin 2019/2020 do të jetë revolucionare, pasi për herë të parë në historinë e klubit italian do të përdoret një uniformë me vija diagonale. Këtë detaj e ka zbuluar sajti i njohur që mbulon industrinë e fanellave dhe këpucëve të futbollit “footyheadlines.com”.

Uniforma e re pritet të prezantohet në muajin prill dhe do të dalë në një muaj më vonë. Një ndryshim tjetër nga fanella e këtij sezoni do të jetë dhe toni i ngjyrës blu, që në fanellën të vitit të ardhshëm do të jetë dallueshëm më e hapur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *