Rinovon Injesta: Barça jeta ime, e dua këtë klub!

Kapiteni i katalanasve do ta mbyllë karrierën me blaugranat: Jam krenar që do të eci me hapin e klubit
Andres Injesta rinovon me Barcelonën. Pas shumë dyshimeve, hijeve të merkatos dhe ulje të rrogës që ishte folur për kapitenin e Spanjës dhe të Barçës, më në fund, mesfushori më i mirë në Botë, ka arritur të rinovojë kontratën e tij. Madje, kapiteni i Barcelonës, falënderoi besimin që bordi dhe klubi kanë vendosur tek ai, me këtë rinovimin për gjithë jetën të kontratës së tij. Mirëpo, mesfushori nguli këmbë të kujtojë se, në moshën 33-vjeçare, nuk do të pranojë të tërhiqet zvarrë pas Barcelonës. Injesta do ta vlerësojë sezonin e vazhdimësisë pas sezonit aktual. Kjo është arsyeja pse ai nuk e di se çfarë lidhjeje do të ketë me Barcelonën kur të përfundojë karrierën e tij profesionale në futbollin aktiv.
FJALËT – “Unë nuk e kam vendosur se çfarë do të bëj kur t’i var këpucët në gozhdë. Ama, mendja ime është vetëm futboll. Koha është kundër meje, por do të përpiqem të përgatitem për atë që do të jetë e ardhmja. Unë do të jem i lidhur me futbollin. Kjo është jeta ime, – tha Andres Injesta. – Pas këtij rinovimi ose marrëveshjeje ka shumë vite, shumë sakrifica, situata të mira dhe jo aq të mira. Unë jam krenar për të ecur më shumë me hapin e klubit. Synimi im është dhe ka qenë për të qenë këtu për aq kohë sa të jetë e mundur. Nuk më pëlqen për t’i planifikuar gjërat në një afat të gjatë. Në çdo kohë gjërat mund të ndryshojnë”.
MERKATO – Dhe tani, Juventusi, apo edhe të tjera skuadra që kishin ëndërruar të kishin në skuadrën e tyre lojtarin “veteran” për t’i shtuar fantazinë mesfushës. Kështu, edhe pse u përfol se Injesta nuk do të rinovonte kontratën e tij për shkak të disa pakënaqësive me drejtuesit e klubit katalanas, tashmë duket se gjithçka është sheshuar dhe se mesfushori do të jetë përjetë një lojtar i Barçës. Nuk kishte, mesa duket, tjetër skenar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online