Juventusi, pasi nënshkroi një kontratë të re me Miralem Pjaniç, ka nxituar dhe ka nënshkruar me mesfushorin Sami Kedira, i cili ka rinovuar kontratën deri në vitin 2021. Për mesfushorin kishte disa oferta dhe në MLS po prisnin verën për ta mbuluar në miliona.
Gjithsesi te Juventusi Kedira shikohet një lojtar i rëndësishëm, ndaj edhe kishin nisur bisedimet për të nënshkruar kontratën e re. Tashmë ka ardhur edhe njoftimi nga kampionët e Italisë.
Juve e @SamiKhedira: la storia continua ?? Il centrocampista ?? ha rinnovato fino al 2??0??2??1?? ?https://t.co/4YqPLIITkK #ForzaJuve pic.twitter.com/SlXLL3d4nK
— JuventusFC (@juventusfc) September 12, 2018
Kedira iu bashkua Juventusit në verën e vitit 2015, pasi doli lojtar i lirë prej Realit të Madririt. Mesfushori 31-vjeçar ishte blerë nga spanjollët për 14 milionë euro nga Shtutgarti dhe në La Liga luajti për pesë sezone.