Rinis Kategoria e Dytë, fundjava e gjitha për to

Ndryshe nga javët e kaluara, ku ndeshjet janë luajtur kryesisht ditën e dielë, e 17-ta e Kategorisë së Dytë është shtrirë në dy ditë. Pas ndërprejes javën e kaluar, të shtunën janë planifikuar të luhen takimet e Grupit A, përjashto sfidën Luzi 2008-Tirana B që do të luhet ditën e diel.

Në Grupin A, Tërbuni kryesues është pushim së bashku me Vllazninë B, pasi në kalendar duhet të ndesheshin me skuadra që janë larguar nga kampionati. Spartaku pret Klosin, kurse Internacionali luan në Pezë me Gramshin. Ada sfidon Partizanin B, ndërsa Kukësi B pret në fushën e tij Sopotin e Librazhdit.

Në Grupin B do të luhen ditën e dielë të gjitha ndeshjet, ku veçohet Naftëtari-Përmeti për mbijetesën. Shkumbini kryesues pret në Peqin sarandiotët e Butrintit, ndërkohë që Devolli i vendit të 2-të ka një transfertë të vështirë në Këlcyrë. Ndeshjet e tjera të këtij grupi janë Albpetrol-Memaliaj, Skrapari-Gramozi, Termi-Maliqi dhe Delvina-Tepelena.

AGRON KAJA

KATEGORIA E DYTË – Java 17

GRUPI A
E shtunë, 16 mars 2019
Internacion.-Gramshi15:00
Spartaku-Klosi              15:00
Kukësi B-Sopoti          15:00
Ada-Partizani B           15:00
Të dielën, 17 mars 2019
Luzi2008-Tirana B      15:00
Vllaznia B e Tërbuni pushim

GRUPI B
E diel, 17 mars 2019
Naftëtari-Përmeti        15:00
Këlcyra-Devolli             15:00
Albpetrol-Memaliaj     15:00
Skrapari-Gramozi        15:00
Delvina-Tepelena        15:00
Shkumbini-Butrinti      15:00
Termi-Maliqi                 15:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online