Futbollisti i njohur japonez Keisuke Honda mund të rikthehet në Itali. Mëngjarashi sapo mbylli bashkëpunimin me australianët e Melburn Viktori. 32-vjeçari është vënë në kërkim të aventurës së radhës dhe rikthimi në Serie A është më afër se kurrë.
Breshia mund të jetë skuadra e radhës e japonezit. Sipas “Brescia Oggi”, drejtuesit e klubit kanë filluar kontaktet e para me ish-lojtarin e Milanit. Eksperienca e Hondës vlerësohet shumë nga skuadra italiane që ka si qëllim të arrije mbijetesën në Serie A.
Prej gati një viti, krahas futbollit të luajtur, Honda ka qenë gjithashtu trajneri i kombëtares së Bolivisë, një detyrë nga e cila duhet të japë dorëheqjen nëse do të pranojë ofertën e Breshias.i