Rilindja, Milan dhe e ardhmja: Boateng më i motivuar se kurrë

Kevin Princ Boateng është rikthyer në formë e mirë që kishte me Milanin. Ai dhe Sasuolo po bëjnë mirë dhe renditen në vendin e tretë në renditjen e Serisë A. Vetëm një humbje përballë Juventusit, ndërsa ganezi ka shënuar tre gola në gjashtë ndeshjet e para.

Sfida e radhës është përballë kuqezinjve të Gatuzos, ekip me të cilin Boateng është i lidhur shumë. Nëse shënon, 31-vjeçari nuk do të festojë. Ai ka folur për “SportWeek”, ku zbulon një detaj të veçantë nga biseda me trajnerin De Zerbi, përpara arritjes së akordit për të kaluar te Sasuolo.

Nuk kam rilindur, sepse kurrë nuk kisha vdekur. De Zerbi nuk më kërkoi të vija te Sasuolo, më urdhëroi për një gjë të tillë. Dëshiroja të kthehesha në Itali dhe të isha afër Milanos. Kur të mbyll karrierën, do të shkoj të jetoj në Milano me gruan time Melisa Sata dhe djalin tim Madoks.”

Kur pyetet për ndryshimin midis një ndeshje, që luante në “San Siro” përballë 80 mijë tifozëve dhe tani te Sasuolo përballë 10 mijë tifozëve, Boateng e shpjegon shumë thjeshtë. “Nëse luaj keq, ka më pak njerëz rreth e rrotull, të cilët më fishkëllejnë.”

Të shtunën Sasuolo pret Milanin, ekip me të cilin Boateng është aktivizuar për 85 ndeshje, ndërsa mesfushori i avancuar zbulon emocionet e kësaj ndeshje. “Milan është skuadra ime e zemrës dhe nëse shënoj, nuk do të festoj, sepse kam shumë respekt për ato ngjyra.”

Në fund… e ardhmja. Kevin Princ e ka të qartë se me çfarë dëshiron të merret dhe shpjegon shkakun, që e shtyn të bëjë një gjë të tillë. “Paratë e para që fitova më bënë të rrëshqas dhe të dal jashtë rrugës dhe të largohesha nga jeta e rrugës. Për këtë shkak, dua të stërvis lojtarë të rinj, kur ta mbyll karrierën, sepse dua t’i ndihmoj që të mos përsërisin gabimet e mia.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online