Rilindja dhe rikthimi i “princit”, Boateng: Më mungonte familja dhe… makaronat!

Kevin Princ Boateng është një hero në Frankfurt. Ai zhvilloi një sezon fantastik me Ajntrahtin dhe ndihmoi ekipin të fitonte Kupën e Gjermanisë në finalen me Bajernin, ku dha asistin për Rebiç në golin e fitores. Një festë e madhe për tifozët dhe klubin, sepse kishte 30 vite që skuadra nuk fitonte një trofe.

Në fund të sezonit zgjodhi të largohej dhe rikthehej në Itali, për të qenë më afër familjes, që jeton në Milano, por jo vetëm. 31-vjeçari zgjodhi Sasuolon dhe tregon për gjermanen “Bild” shkaqet e këtij vendimi, si dhe flet për maturimin si futbollist dhe njeri.

“Krahasuar me Frankfurtin, këtu kam autostradën gati për Milano. Këtu janë makaronat, që janë shumë, por shumë të mira. Së fundmi shkova në një restorant për të ngrënë dhe përfundova në kuzhinë duke përqafuar kuzhinierin. Nuk është normal një ushqim i tillë, por duhet të tregohem i kujdesshëm që të mos marr shumë yndyra.

Më duhet të them që në 3-4 sezonet e fundit, po impenjohem më shumë. Më parë, nuk isha kaq i mirë sa i përket disiplinës. Gjithmonë duhet të jesh profesionist dhe jashtë fushës. Karrierës time për momentin i jap notën shtatë, ndonjëherë i afrohem tetës, por ka dhe raste kur kam zbritur poshtë pesës.

Nuk e lashë Gjermaninë vetëm për të qenë afër familjes, por edhe sepse u largua trajneri Kovaç. Mbi të gjitha, sepse dëshiroja të leja një kujtim të bukur në një ekip gjerman. Është shumë i bukur fakti që një ditë mund të rikthehem në Frankfurt dhe njerëzit do të më prisnin më krahë hapur.

Më në fund u largova vetë dhe nuk më larguan të tjerët”, përfundon Boateng, i cili e ka nisur mirë eksperiencën me Sasuolon, ekip me të cilin ka shënuar tre gola në katër ndeshjet e para mes kampionatit dhe kupës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online