Xhixhi Bufon ka fituar gjithçka në karrierën e tij, përveç Champions Ligës. 40-vjeçari vendosi të transferohej këtë sezon tek ekipi i PSG, me shpresën për të mbyllur karrierën me fitimin e kupës me veshë të mëdhenj.
Gjatë sezonit të kaluar u dënua me karton të kuq dhe tre ndeshje pezullim në sfidën e kthimit kundër Real Madrid, e luajtur me datë 11 prill. Juventus po fitonte në “Santiago Bernabeu” me rezultatin 0-3 dhe ndeshja po shkonte drejt shtesave, por një penallti e akorduar për vendasit në minutat shtesë të takimit, solli acarimin e portierit dhe gjithë bardhezinjve.
Reali shënoi, eliminoi Juven dhe nisi marshimin drejt Champions-it të tretë rresht. Bufon e ka shlyer dënimin dhe është gati për ndeshjen kundër Napolit në “San Paolo”. Portieri i famshëm italian ka
“Do të jetë një ndeshje delikate kundër një kundërshtari të nivelit shumë të lartë. Ardhja e Ançelotit ka bërë që Napoli të marrë një tjetër lloj ndërgjegjësimi, që më parë nuk ishin të sigurt që e kishin. Kam vuajtur në tre ndeshjet e para të grupit. I kam parë në televizor në dhomat e zhveshjes dhe kam vuajtur nga fakti që nuk merrja dot pjesë”, përfundon gardiani i PSG.