Nuk i ndahet zemra Pol Pogbas nga Juventusi. Mesfushori i cili aktualisht luan për Mançester Juanjtid u përfol në verë se mund të rikthehej te bardhezinjtë, por në fund diçka e tillë nuk ndodhi. Situata nuk është aspak e mirë dhe nuk do të ishte aspak çudi që në merkaton e dimrit, francezi të merrte valixhet pasi tashmë nuk i ka punët mirë as me trajnerin Zhoze Murinjo.
Për “RMC Sport”, Pogba është shprehet se në Torino ai është në shtëpinë e tij. Nuk duhet harruar se mesfushori e pati shpërthimin pikërisht te “Zonja Vjetër” dhe në verën e vitit 2016 u largua për plot 100 milionë euro nga Torino: “Ishte një emocion i jashtëzakonshëm fakti që do të përballesha me Juventusin në Champions League. E kisha parandjerë që do të ishim në një grup me Juven, diçka që ja kisha thënë dhe vëllait tim. Për mua është një kënaqësi që të rikthehem në Torino, pasi është shtëpia ime, aty ku unë arrita sukseset e para si profesionist”.
Më pas 25-vjeçari tregon se ruan raporte të mira me ish-shokët e tij të skuadrës, por dhe me Pirlon:” Ruaj raporte të mira me Kuadradon, Dibalan, Bonuçin etj. Ishim një familje dhe flas shpesh me ta. të qëndrosh me lojtarë si Pirlo. Bufon, Kjelini, mund të mësosh shumë prej tyre.