Nejmar Zhunior dhe rikthimi i tij te Barcelona janë tema kryesore në Katalonjë tashmë. Braziliani duket gjithnjë e më larg Parisit dhe po punohet për mundësinë e rikthimit të tij.
Lidhur me këtë çështje, për herë të parë kanë reaguar nga kampi blaugrana. Pikërisht zëvendës presidenti Zhordi Kardoner është shprehur se nuk ndihet i habitur nga dëshira e ylli brazilian për t’u rikthyer. Gjithashtu, ai shton se nuk i pëlqeu mënyra se si Nejmar u largua.
“Nuk jam i habitur që Nejmar dëshiron të kthehet. Ka ndodhur disa herë tashmë. Disa u larguan dhe u kthyen si Fabregas apo Pike. Ka shumë gjëra që nuk më pëlqyen kur ai u largua. Janë disa gjëra për t’u rregulluar. Nejmar është një lojtar i madh, por duhet të marrim parasysh rrethanat e largimit të tij.”