Mario Baloteli u transferua në janar nga Nica tek Olimpiku i Marsejës. 8 gola ka shënuar sulmuesi italian në fazën e dytë, duke u përshtatur shumë mirë më ekipin e ri.
Kontrata me francezët ka përfunduar në fundin e sezonit dhe të ardhmen do e diskutojë me ta në fillim. Rikthimi në Serie A e tundon, sidomos te Breshia e tij e dashur, e cila sivjet do të garojë mes më të mirëve.
Një ditë do të ndodhë, por Super Mario e sheh të vështirë që të realizohet këtë verë. Megjithatë, kurrë nuk i dihet dhe asgjë nuk parashikohet kur në mes është Mario Baloteli.
“Nuk e përjashtoj qëndrimin tek Olimpiku i Marsejës, por më parë duhet të bisedoj me drejtuesit e klubit. Rikthimi te Breshia? Do të më pëlqente të luaja një ditë me Breshian, por është e vështirë që të ndodhë për sezonin e ardhshëm”, thekson Mario Baloteli.