Rikthim i rëndësishëm, Dinamos i mungon vetëm Gjata

Dinamo është gati të përballet me Vllazninë. Nesër prej orës 16:00 të dyja ekipet do të zbresin ën fushë dhe do të kërkojnë tre pikët. Në dy javët e para kanë marrë pikë të plota dhe objektivi janë tre pikët.

Për trajnerin Igli Allmuça ka një lajm të mirë, pasi në dispozicion të tij do të jetë tanimë edhe mbrojtësi i majtë Ilir Allmuça.  I riu ka lënë pas dëmtimin dhe është gati të luajë ndeshjen e parë në kampionat këtë sezon.

Allmuça është një lojtar i rëndësishëm i Dinamos, ndërkohë që në këtë verë tentoi të kalonte te Skënderbeu. Gjithsesi në fund u rikthye te blutë dhe do tentojë të ndihmojë skuadrën kryeqytetase të rikthehet në Superiore. I vetmi që mungon është Gjata, ende i dëmtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online