Rikthehet Gabigol, Santos i kalon “topin” Interit

Në verën e vitit 2016, konkretisht me 27 gusht, Inter firmosi me talentin brazilian që shpërtheu me skuadrën e Santos, Gabriel Barbosa, ose siç njihet ndryshe Gabigol.

Një transferim, ku Inter shpenzoi gati 30 milionë euro dhe braziliani rezultoi një zhgënjim i madh. Aktualisht është huazuar tek ekipi ku shpërtheu. Në Brazil tek Santos duket se Gabigol është rikthyer përsëri të bëjë mirë.
Lidhur me këtë fakt dhe për mundësinë e qëndrimit të sulmuesit tek Santos, ka folur presidenti i Santos, i cili është prononcuar për “Globo Esporte”.

“Gjithçka do të varet nga komunikimi që do të kemi me Interin. Pronarët e klubit italian, nuk ishin të lumtur kur na e dhanë për herë të parë sepse thanë se paguan shumë për ta marrë në “San Siro”. Ai ka ardhur këtu tani dhe është rikthyer, është duke luajtur mirë, çdo sulmues ka ngritjet dhe uljet e tij. Gabriel është një njeri i madh, një profesionist i madh. Ai nuk na solli probleme dhe gjithmonë u soll mirë. Do të ishte fantastike në rast se do të qëndronte. Santos është shtëpia e tij”, ka përfunduar presidenti i klubit brazilian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online