Rikthehet Florian Marku, “luftëtari” shqiptar ndeshje në Ferizaj!

Florian Marku do të rikthehet në ring dhe përballë tij do të jetë boksieri rumun, Ioan Vranceanu. Ndeshja do të zhvillohet në sallën e sportit “Bill Klinton” në qytetin e Ferizajt në Kosovë me datë 5 tetor.

Pasi zhvilloi me datë 8 qershor ndeshjen e parë në Shqipëri në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, ku fitoi përballë serbit Dragishiç, Florian Marku do të përballet për herë të parë dhe para fansave kosovarë.

“Luftëtari” shqiptar garon në kategorinë MMA (Artet Marciale të Kombinuara), ku numëron tre fitore në po kaq duele. Kundërshtari i tij numëron 19 ndeshje në kategorinë MMA, ku ka 8 fitore dhe 11 humbje.

Biletat do të dalin në shitje së shpejti, ndërsa pjesë e evenimentit do të jetë dhe këngëtari i njohur, Noizy, i cili do të përformojë para sfidës. Florian Marku ka dhënë lajmin në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, ku shkruan për përballjen e radhës.

5 Tetor, Ferizaj Kosovë!!! Pas tërheqjes së rusit, kundërshtari im do të jetë rumuni Vranceanu Ion. Ju pres të gjithëve të më përkrahni në një mbrëmje të madhe. Le ta kthejmë në festë. Biletat dalin së shpejti në shitje! Si gjithmonë prezent Noizy, i cili vazhdon të më përkrahë në hyrjet e mia në Kafaz!!! Po stërvitem fort e më fort çdo ditë të jap më të mirën time për të arritur aty ku dua!!!”, komenton boksieri 25-vjeçar.

Ndeshja do të transmetohet “live” në Digitalb, ndërsa çmimet e biletave do të jenë: 25 euro tribuna dhe 100 euro në sektorin VIP. Floriani po zhvillon fazën përgatitore në Suedi me “luftëtarë” të UFC si Ilir Latifi, Hektor Lombard, Aleks Themauler.

Pallati i sportit “Bill Klinton”, Ferizaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online