Infermieria bën Sitin të “buzëqeshë”, De Brujn gati për derbin

Për Mançester Sitin duket se më në fund po vijnë lajme të mira nga infermieria.
Një nga lojtarët më kryesore të “citizens” vitet e fundit, Kevin De Brujn duket se po bën hapa të mëdhenj drejt rikthimit nga dëmtimi që pësoi në gjurin e tij të djathtë.

Mesfushorit të talentuar belg duket se i mbetet vetëm pak për të nisur stërvitjen i diferencuar, megjithëse rikthimi pritet të jetë në fillim të muajit nëntor, fakti që rikuperimi i tij po ecën me hapa të shpejtë gëzon çdo tifoz të Sitit dhe sidomos Pep Guardiolën.
27-vjeçari pritet të jetë i gatshëm në sfidën e 11 nëntorit, sfidë e cila përkon me derbin e shumëpritur të Mançesterit, ku Siti dhe Junajtid do të përplasin “brirët” në “Etihad Stadium” për derbin e parë të këtij sezoni.

Një lajm që padyshim kënaq Guardiolën, i cili do të ketë një armë më shumë për të përdorur kundër Zhose Murinjos. Kujtojmë De Brujn u dëmtua gjatë një seance stërvitore tek Siti në muajin gusht dhe ju nënshtrua një operacioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online