Rikthehen makthet, Florenci problem në gju

Roma barazoi 3-3 në shtëpi kundër Atalantës, por veç rezultatit që nuk është i mirë, gjatë ndeshjes shqetësoi edhe mbrojtësi i linjës së majtë, Alesandro Florenci. Në mesin e pjesës së dytë, konkretisht në minutën e 73-të, u detyrua të lërë fushën e lojës.

Probleme me gjurin e majtë. Një makth për italianin, i cili është dashur të operojë dy herë ligamentin. Por “Sky Sport” raporton se nuk kemi të bëjmë me një dëmtim serioz, por që gjithsesi lojtari mbetet nën monitorimin e mjekëve.

Tashmë te Roma kanë nisur të mendojnë për ndeshjen e radhës, që është një tjetër takim i vështirë. Në “San Siro” verdhekuqtë do të jenë mysafirë të Milanit të premten, në një takim që do të zhvillohet prej orës 20:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *