Rexhinaldo: Nuk e di si ia dola të luaj, shumë kishin frikë

Rexhinaldo sakrifikoi në takimin e djeshëm që Kukësi fitoi me Luftëtarin. Sulmuesi nga Mozambiku një ditë para ndeshjes u përplas me mbrojtësin Faton Xhemaili, por gjithsesi e nisi nga fillimi takimin. Autori i 8 golave me Kukësin dha edhe asistin e golit të tretë, shënuar nga Valdet Rama.

Si zakonisht pas ndeshjeve, Rexhinaldo bëri një postim në llogaritë e tij në rrjetet sociale. Flet për dëmtimin, sakrificën e berë dhe zbulon se shumë i kanë kërkuar të mos rrezikojë. Gjithsesi ai edhe njëherë ka treguar se është nga ata që nuk dorëzohen lehtë.

“Kur ke forcë, vullnet për të fituar dhe vullnet të qartë për të ndihmuar ekipin, asgjë nuk mund të të ndalë. Shumë kishin frikë, disa me këshillonin të mos luaja, i falënderoj pa masë për shqetësimin, por kjo ishte brenda meje, as unë nuk e di si vazhdova të luaj. Megjithatë, kryesorja është që gjithçka shkoi mirë. Ndihmova ekipin të marrë tre pikë të çmuara dhe dhashë edhe një asist për golin. Tani duhet të riaftësohem dhe fundjavën e ardhshme do të jem më mirë. Faleminderit të gjithëve për mesazhet mbështetëse dhe i përqafoj të gjithë”, shkruan Rexhinaldo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *