Renova turpëron Vardarin, Shkupi thyen Pobedën. Ngec Shkëndija

Shkëndija e Tetovës nuk ia ka dalë të fitojë në transfertë me Makedonija GP, edhe pse shënoi e parë. Kuqezinjtë shënuan shumë shpejt me Omar Imerin, por në pjesën e dytë vendasit barazuam me anë të Da Silva. Gjithsesi tetovarët kanë një diferencë prej tetë pikësh nga vendi i dytë, që tanimë është marrë nga Akademija Pandev.

Vardari është shpartalluar një Renova, që i bën nder Shkëndijës. Plot katër gola të shënuar nga bardheblutë. Emra Ramadani, ish-lojtari i Partizanit, arriti të shënonte dy herë për skuadrën e tij. Emanuel Mbella, “ish”-i i Byllisit, gjithashtu gjeti rrugën e rrjetës. “Pokerin” e realizoi Stojanovski në minutën e 74-t.

Fitore e rëndësishme edhe për Shkupin, që me “tris” likuidoi Pobedën. Bajrami shënoi në pjesën e parë, kurse Angelov dhe Serxho arritën të shënonin edhe dy herë të tjera. Festë për bardhekaltrit, që kërkojnë të marrin pjesë në kupat e Europës.

LIGA 1 MAQEDONI – Java 20
E diel, më 24 shkurt, ora 14:00

Makedonija GP-Shkëndija Tetovë 1-1
Shënues:
Da Silva 58’ / Imeri 5’

Renova-Vardari 4-0
Shënues:
Ramadani 9’, 48’ Mbela 13’, Stojanovksi 74’

Shkupi-Pobeda 3-0
Shënues: Bajrami 38’, Angelov 50’, Serxho 75’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online