Prenga: Pikë e lodhur, Kastrioti tregoi më shumë grintë se ne

0

Laçi nuk ia doli të ruante avantazhin e Fangajt dhe u barazua në pjesën e dytë nga Kastrioti. Ky barazim i ngjit bardhezinjtë në kuotën e 35 pikëve dhe diferenca me Teutën e vendit të tretë ka shkuar 4 pikë.

Besnik Prenga ka folur pas ndeshjes në emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, aty ku analizon duelin kundër ekipit krutan. Trajneri i Laçit nuk e fsheh mërzitjen e tij për lojën e ekipit, ndërsa vlerëson kundërshtarin për pikën e fituar.

NDESHJA – “Nuk mund të them se jam i kënaqur. Ne e filluam lojën ashtu siç donim dhe shënuam shpejt. Por në vend që të ishim më të rrezikshëm, ai gol na vuri në gjumë. Pjesën e parë e kontrolluam, por nuk ishim të rrezikshëm. Bëmë një gabim të madh që nuk e mbyllëm ndeshjen. Ishte një derbi dhe sfida u luftua nga të dyja palët. Ekipi i Krujës dha maksimumin dhe na vuri në vështirësi me topa të gjatë dhe me goditje standartee. Megjithatë, unë them të vazhdojmë me lojën tonë. Jam i pakënaqur me mënyrën se si luajtëm futboll sot.”

SULMI – “Ne jemi të brishtë në sulm, por megjithatë kemi mundësitë tona. Momentalisht, jemi të penalizuar, pasi sulmuesi më i mirë është i dëmtuar. Duhet të gjejmë një sulmues tjetër. Megjithatë, po nuk krijuam lojë, është e kotë t’ia vejmë fajin sulmuesve. Ishte një pikë e lodhur dhe nuk ka rëndësi tabela. Kundërshtari luftoi fort dhe e meritoi pikën.”

AGRESIVITETI – “Atë që treguam ne ndeshjen e kaluar, e tregoi Kruja sot. Ishte më agresive dhe tregoi se si luftohet për mbijetese. Doja t’i uroja Kastriotit fat dhe suksese dhe shpresoj të qëndrojë në Superiore.”

TAKTIKA – “Është e thjeshtë të flasësh për rreshtimet në fushë. Kemi marrë tri pikë edhe me tre në mbrojtje. Mbrojtja me 3 dhe me 5 na jep më shumë siguri. Megjithatë, loja sulmuese, por dhe sulmuesit, duhet të marrin më shumë iniciativë. Nuk po gjejmë një sulmues qendre që ta marrë ekipin para. Duhet të punojmë më shumë që të ndërtojmë aksione.”

MANE – “Janë dy blerje që po mundohen të kapin ekipin. Megjithatë, janë shumë prapa dhe nuk e kanë fituar besimin tim. Po të më tregojnë se janë të gatshëm, unë do i aktivizojë me gjithë qejf.”

 

 

 

 

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.