Pas çdo jave të mbyllur të kampionatit shqiptar, “Sport Ekspres” do të sjelli edhe lupën e vëzhgimit për të parë sesi po ndikon risia e re e “Abissnet Superiore”. Po aq sa emri, e veçanta e këtij viti është futja e VAR. Tashmë arbitrat do ta kenë më të lehtë nga njëra anë për të marrë vendimet e tyre, ndërsa nga tjetra kanë më shumë përgjegjësi për të mos gabuar. Por si do të ishte situata pa VAR-in në Superiore? Për të treguar renditjen e plotë me pikë pa këtë teknologji do të ishte e pakuptimtë, pasi nuk mund të parashikojmë sesi do shkonte fati i ndeshjes.
Por kemi zgjedhur që të veçojmë rastet pro dhe kundër kur VAR-i ka ndërhyrë për të kthyer tërësisht vendimin e parë të arbitrit. Pra nëse arbitri akordon gol dhe VAR i tregon se bëhet fjalë për pozicion jashtë loje. Si momente kulminante dhe që ndikojnë në renditje kemi zgjedhur penalltitë, kartonin e kuq dhe sigurisht, akordimin e anulimin e golave. Nga ky vëzhgim shohim se në gjashtë ndeshjet e para Partizani dhe Vllaznia kanë përfituar më shumë nga hyrja e VAR, megjithëse në mënyrë paradoksale ka jo pak polemika për teknologjinë pas derbit me Tiranën.
Partizani +3/ -1
Vllaznia +3/ -1
Kukësi +1/ -1
Dinamo +1/ -1
Teuta +2/ -3
Egnatia +2
Laçi -1
Kastrioti -2
Skënderbeu -1
Tirana -1/ +1