Kombëtarja U-15 zhvillon miqësoren e parë me Malin e Zi në Podgoricë

Kombëtarja shqiptare U-15 ka zhvilluar këtë të martë miqësoren e parë me Malin e Zi U-15. Ndeshja që u luajt në Podgoricë përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të 15-vjeçarëve malazezë, teksa trajneri Armand Dama pati mundësi të shihte në aksion dhe të aktivizonte një pjesë të madhe të lojtarëve të grumbulluar.

Shqipëria U-15 e nisi sfidën me këtë formacion: Xhemali, Avdullari, Gurra, Qypi, Xhafkollari, Dashi, Laze, Malaj, Rifa, Bytyçi dhe Gici. Në fundin e pjesës së parë përfaqësuesja kuqezi bëri një zëvendësim të detyruar, pasi Avdullari u largua dhe ja la vendin Grazhdanit.

Ndërkaq, në pjesën e dytë trajneri Dama aktivizoi edhe lojtarët Topollaj, Nela, Elmazi, Jançe, Muça dhe Kamenica. Golin e vetëm për Shqipërinë U-15 e shënoi sulmuesi Tedi Malaj. Përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë edhe ndeshjen e dytë miqësore me Malin e Zi U-15 më datën 28 tetor po në Podgoricë, duke nisur nga 14:00.

Skuadra ka udhëtuar të shtunën drejt Ulqinit ku është të akomoduar dhe është duke u përgatitur për miqësoret. Grumbullimi do të zgjasë 6 ditë dhe stafi teknik do të ketë mundësi të shohë në aksion lojtarë të vitlindjes 2007. Sakaq, me ekipin nuk mundën të udhëtonin dy futbollistët Hetem Lushaj (Flamurtari) dhe Eljo Nderjaku (Teuta) për probleme fizike.

Synimi i këtyre ndeshjeve është për të monitoruar ecurinë dhe gjendjen e këtyre lojtarëve e për të përzgjedhur elementët e perspektivës që mund të jenë të vlefshëm për të kaluar në ekipet Kombëtare U-16, U-17 e me radhë. Tashmë ka nisur puna për rikonstruktimin e skuadrës për vitin 2021, pasi Shqipëria U-15 do të marrë pjesë në “UEFA Develpoment Tournament”, turneu për moshat U-15.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online