Tare ballafaqohet me Sarrin pas humbjes me Veronën, tërheq veçmas Strakoshën dhe i zbulon ofertën

Humbja kundër Veronës nuk është pritur mirë në kryeqytetin italian. Në seancën stërvitore pas kësaj sfide, Sarri dhe Tare janë ballafaquar me njëri-tjetrin. Sipas mediave përtej Adriatikut konfrontimi mes tyre ka qenë i gjatë, por në fund si drejtori sportiv shqiptar, ashtu edhe Lotito dolën përkrahë trajnerit dhe i premtuan besimin e tyre për më tej.

Ndërkohë Tare ka përfituar të zgjidhë edhe çështjet e rinovimeve. Ish-sulmuesi i Kombëtares ka tërhequr veçmas Strakoshën dhe i ka zbuluar ofertën e klubit. Një kontratë e re që do e blindojë gardianin shqiptar në Lacio për 4 vitet e ardhshme, ku do të përfitojë 2 milionë euro në sezon. Strakoshës i skadon kontrata dhe bardhekaltrit padyshim që nuk duan ta lëshojnë pa përfituar diçka në arkat e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online