Gjermania më 14 shtator do të jetë zyrtarisht kombëtarja numër 1 në botë në renditjen që do të publikojë FIFA (si zakonisht, duke përditësuar rezultat e fundit). Kampionët e botës së fundmi mposhtën Republikën Çeke dhe Norvegjinë në kualifikueset e Botërorit 2018 në Rusi.
Brazili, që ishte kryesues, mposhti Ekuadorin dhe u ndal në barazim 1-1 në Kolumbi. Argjentina nuk arriti të fitojë asnjërën prej dy ndeshjeve të saj, duke rënë nga vendi i tretë në të katërtin. Portugalia, ndërkohë, do të kalojë në vendin e tretë, kurse Belgjika në të pestin.
Ja 10 vendet e para:
- Gjermani
- Brazil
- Portugali
- Argjentinë
- Belgjikë
- Poloni
- Zvicër
- Francë
- Kili
- Kolumbi