Rekordi i Panuçit thyhet, talenti Arnold futet në histori

Trent Aleksander-Arnold, talenti i Liverpulit, do të thyejë një rekord në Champions League. 20-vjeçari do të startojë si titullar finalen e dytë të Champions League në karrierën e tij, duke i thyer rekordin Panuçit.

Me fanellën e Milanit, ish-trajneri i kombëtares kuqezi startoi dy herë në finalet e Champions League, duke qenë asaj kohe lojtari më i ri që e bën diçka të tillë. Në 1995-ën, Panuçi ishte 22-vjeç, por duket se ky rekord nuk do i takojë më italianit.

Arnold ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Liverpulit këtë sezon dhe si mbrojtës i djathtë, ka dhënë plot 15 asiste. Interesant është fakti se si Panuçi, ashtu dhe Arnold, e kanë startuar finalen si mbrojtësa të djathtë, duke pasur rol të njëjtë në fushën e lojës. Pas finales së humbur kundër Real Madridit sezonin e shkuar, Arnold do të shpresojë të një histori ndryshe përballë Totenhemit, finale që luhet me 1 qershor në “Wanda Metropolitano”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *