Rekordi i pabesueshëm, binjakët Riçi në historinë e futbollit italian!

Një gjë e rrallë dhe shumë e bukur ka ndodhur sot në Serinë B. Luhej ndeshja Specia-Benevento, që përfundoi me rezultatin 3-1 për ekipin vendas. Deri këtu asgjë e veçantë, ky trepikësh e ngjit Specian në vendin e dhjetë me 16 pikë, një më pak se Benevento.

Kjo ndeshje ka vënë përballë tyre dy vëllezërit Riçi, më saktë dy binjakë. Të dy kanë lindur në 27 maj të vitit 1994, Mateo luan me Specian në rolin e mesfushorit, ndërsa Federiko luan me Beneventon, në po të njëjtin rol. Si mund të ndodhte ndryshe? Janë binjakë!

Mateo, i vogli, le ta quajmë kështu pasi është vetëm 3 cm më i shkurtër së Federiko, shënoi në minutën e 24, duke dyfishuar rezultatin për Specian, që kishte shënuar më parë golin e avantazhit. Por, Federiko mendon ndryshe. Ai shënon golin e Beneventos dy minuta përpara fundit të pjesës së parë, duke iu përgjigjur me të njëjtën monedhë gjysmës tjetër të tij.

Në fund, Specia gjeti dhe golin e tretë, duke fituar takimin, por Mateo dhe Federiko kanë shijuar një pasdite të paharrueshme. Kësaj radhe fitoi Mateo, por të dy kanë gëzuar brenda vetes golat e njëri-tjetrit. Një gjë historike për futbollin italian, pasi është hera e parë që dy binjakë shënojnë gol brenda të njëjtës ndeshje, si kundërshtarë.

Dy binjakët Riçi kishin shënuar dhe më parë në të njëjtën ditë. Ishte 21 janari i këtij viti, Mateo aktivizohej me Salernitanën dhe Federiko me Krotonen. Mateo shënonte golin e fitore 3-2 për Salernitanën kundër Venecias, ndërsa Federiko shënonte në ndeshjen Verona-Krotone.

Tashmë mbetet të vijë dita për të luajtur të dy bashkë me të njëjtin ekip dhe për të realizuar të dy së bashku në të njëjtën ndeshje. Nëse nuk ndodh, asnjë problem. Binjakët Mateo dhe Federiko janë pjesë e historisë së futbollit italian me rekordin e vendosur sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online