Rekordi dhe titujt kampionë, “luftëtari” Kielini mund të shkruajë historinë!

Xhorxho Kielini është një nga ata mbrojtës, të cilët dëshiron gjithmonë t’i kesh në krah dhe asnjëherë kundër. Pak, ose pothuajse aspak cilësi teknike, por çfarë grinte, intensiteti dhe pasioni për të mbajtur portën e paprekur. Nuk është një lojtar i bukur, përkundrazi, për të nuk ka rëndësi mënyra, por kundërshtarët duhen ndalur. Gjithmonë prezent, gjithmonë gati, profesionist i madh, “ushtar” besnik dhe një “luftëtar” i vërtetë!

Nuk ka rëndësi nëse përballë tij është Reali i Madridit, apo Empoli. Rëndësi ka të japësh gjithmonë maksimumin dhe të fitosh. 34-vjeçari luan me Juventusin që nga viti 2005 dhe në verë rinovoi deri në vitin 2020. Kapiteni ka fituar 7 tituj kampionë me bardhezinjtë, të gjithë rresht dhe ndodhet në kuotën e 482 ndeshjeve. Mjafton dhe një tjetër 90 minutësh dhe bëhet pjesë e 5 lojtarëve me më shumë prezenca me Juventusin.

Kundër Milanit barazoi Roberto Betegën, ndërsa tani është gati të futet në pesëshen e madhe. Kundër Spalit mund të qëndrojë pushim për të qenë i freskët për ndeshjen e Champions-it kundër Valencias në mesjavë. Sipër tij ndodhen emra si: Del Piero, Bufon, Shirea dhe Furino. Objektivi i radhës? Titulli i 8, i teti rresht dhe arritja e 500 ndeshjeve si bardhezi. Mos të harrojmë dhe Champions-in e shumëpritur.

Nevojiten 18 ndeshje për të prekur shifrën 500 dhe nëse fiton titullin këtë sezon, barazon ish-shokun e tij, Xhixhi Bufon, Ferrarin, Furinon dhe Rusetën. Por, askush nuk i ka fituar rresht si Xhorxho. Në shifrën 7 ndodhet dhe Andrea Barzalji, por ky është viti i fundit për të. Kielini ka dhe dy vite kontratë dhe mund të arrijë dhe shifrën e 9 titujve rresht me Juven. Një gjë të tillë nuk e ka arritur askush, por mund ta bëjë Kielini, i cili i kujton kështu fillimet e tij me futbollin.

Nuk kam qenë i bukur dhe as i aftë, por isha gjithmonë prezent. Ka qenë një rrugëtim gradual, jam përpjekur të rris nivelin tim pak nga pak. Nëse tenton të hedhësh hapa shumë të lartë dhe më pas rrëzohesh, të dhemb shumë. Futbolli është jeta ime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online