Mançester Junajtid ka arritur të fitojë derbin me Sitin për shërbimet e Herri Meguajër. “Gjiganti” i mbrojtjes do të transferohet te Junajtid, ndërsa Leister Siti do të përfitojë rreth 80 milionë sterlina (89 milionë euro), 60 milionë në dorë dhe 20 në formë bonusesh.
Marrëveshja mes palëve është arritur dhe diçka e tillë është bërë publike nga “The Sun”. 26-vjeçari, i cili është edhe titullar i kombëtares angleze, do të kryejë nesër vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën e re me “Djajtë e kuq”.
Një përforcim me vlera për trajnerin Solskjaer, i cili insistonte prej kohësh për Meguajër. Kjo është blerja e tretë e Junajtid pas Aron Van-Bisaka dhe Daniel Xhejms.
Me 80 milionë euro në total, Meguajër bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, duke ia kaluar edhe Virxhil Van Dijk, për të cilin Liverpuli pagoi 14 milionë euro më pak në verën e vitit 2017 te Sauthemptoni.
Harry Maguire to #MUFC agreed. £60m plus £20m in add-ons. Personal terms to be ironed out, medical tomorrow [@TheSunFootball]
— Tom McDermott (@MrTomMcDermott) July 14, 2019