Reinxhers me “7 shpirtra”, Grezda feston pikën e parë europiane

Eros Grezda nuk luajti, pasi Stivën Xherard kërkon ta ketë gati 100% fizikisht dhe mendërisht, para se ta hedhë në fushë rregullisht, por sulmuesi i kombëtares sonë festoi në stol së bashku me trajnerin, për barazimin 2-2 marrë sot në Spanjë, kundër Vijarealit.

Një Reinxhers që është ende duke u ambientuar me futbollin e madh, pasi ka vite në krizë të thellë dhe sapo është kthyer në nivelin që i takon. Megjithatë, fanella peshon shumë dhe sot skocezët treguan se nuk i druhen askujt, duke luftuar deri në fund.

Karlos Baka shënoi që në minutën e parë dhe u duk shëtitje për “Nëndetësen” e verdhë, por Reinxhers rezistoi mirë dhe Arfild barazoi në minutën e 67-të.

Pa mbaruar festa skoceze, erdhi goli i Morenos dy minuta më vonë, por Laferti shënoi në minutën e 76-të dhe nxori në pah gjithë problemet mbrojtëse të Vijarealit, i pafuqish për të gëzuar 15.800 tifozë të pranishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *