Nëntë sekonda dhe 26 hapa, teknika e pazakontë e penalltisë

Ekzekutimi i penalltive është një art më vete. Pak kohë më parë, Lionel Mesi pranoi se ajo mbetet pika e tij e dobët, por ka të tjerë yje që shkëlqejnë nga pika e bardhë, madje e bëjnë me stilin e tyre unik. I tillë është rasti i Pol Pogba.

Mesfushorit francez i janë besuar goditjet e 11 metërshave dhe të mërkurën ai shënoi në këtë mënyrë një nga dy golat në portën e Jang Bojs, në fitoren 3-0 që “Djajtë e Kuq” regjistruan në ndeshjen e parë të Champions League në Grupin H.

Me teknikën e tij, Pogba e ekzekutoi penalltinë me 26 hapa të realizuar, përgjatë një kohe prej nëntë sekondash. Një pritje shumë e gjatë për tifozët dhe ankth pafund përpara golit të tretë për Pogba nga pika e bardhë në këtë sezon.

Francezi pranoi se pavarësisht 11-metërshit të humbur në fillim të këtij muaji ndaj Bërnlit, trajneri Zhoze Murinjo vazhdoi t’a mbajë zgjedhje të parë, edhe pse në ekip janë lojtarë si Lukaku apo Aleksis Sançez, që janë mjaft të saktë.

“Nuk kisha asnjë dyshim në momentin kur do të godisja”, tha Pogba. “Nuk do të gaboja si në ndeshjen me Bërnlin. Kam besimin e shokëve të ekipit, ashtu edhe të trajnerit, i cili më lejon t’I godas unë 11-metërshat”. Në anën tjetër, Murinjo pranoi se me ekzekutimin e tij, Pogba tregoi se është një lojtar që merr përgjegjësi dhe konfirmoi forcën e tij të karakterit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online