Spektakël në tribuna, por PAOK-u shumë i vogël për yjet e Çelsit, goleadë në Andaluzi

Çelsi e nisi me fitore Europa Ligën, duke fituar në Selanik përballë PAOK-ut me rezultatin 0-1. Uillian ishte autori i golit të fitores në minutën e shtatë të takimit. Braziliani shfrytëzoi një pasim të Barklit dhe nga shënoi nga brenda zonës, duke kaluar miqtë në avantazh. Ekipi i Sarrit vazhdon formën e mirë dhe arrin fitoren e gjashtë rresht për këtë sezon, pas pesë fitoreve në Premier Ligë.

Fitore dhe tre pikë dhe për ekipin e Lacios. Djemtë e Inzagit mposhtën qipriotit e Apollonit me rezultatin 2-1, ndërkohë që Tomas Strakosha ishte lënë pushim për këtë ndeshje. Luis Alberto kaloi vendasit në avantazh në minutën e 14-të. Pasime të bukura mes spanjollit dhe Kaisedos, me këtë të fundit që jep një pasim të bukur me thembër, me Luis Alberton që nuk gaboi para porte. Imobile mbylli sfidën në minutën e 84, duke shënuar me penallti golin e dytë për bardhekaltrit. I pavlerë goli i Zelajës në fund, i cili përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe ndëshkoi Proton.

 

Përballje e bukur ajo mes Marsejës dhe Ajntrahtit të Frankfurtit. Gjermanët fituan me rezultatin 1-2, ndërkohë që luajtën për më shumë se gjysmë ore me një lojtar më pak, pas largimit me të kuqe të Uillems, i cili u ndëshkua me dy kartonë të verdhë. Sfida nisi mirë për vendasit, të cilët gjeten golin në minutën e tretë me anë të Okampos. Argjentinasi shfrytëzoi një pasim të Tuvin dhe ndëshkoi gjermanët. Ajntrahti riktheu gjithçka në pjesën e dytë duke marrë tre pikët e para. Spanjolli Toro shfrytëzoi një goditje këndi dhe shënoi bukur me kokë, duke barazuar rezultatin në minutën e 51-të. Pak minuta më vonë erdhi kartoni i dytë i kuq i Uillmes, por Joviç befasoi vendasit në minutën e 88-të. Serbi i ardhur nga stoli shfrytëzoi një pasim të bukur të Falet, duke mposhtur portierin e Marsejës.

 

Në përditësim…

 

Akhisar – Krasnodar 0-1 (Kleson 26’)

Beshiktash – Sarsborg 3-1 (Babel 51’, Roko 69’, Lens 82’/Zakariasen 94′)

Dinamo Kiev – Astana 2-2 (Tsigankov 11’, Garmash 45+2’/Aniçiç 21’, Murtazajev 95′)

Genk – Malmo 2-0 (Trosard 37’, Samata 71’)

Lacio – Apollon 2-1 (Luis Alberto 14’, Imobile 84’(pen)/Zelaja 88’)

Marsejë – Ajntraht Frankfurt 1-2 (Okampos 3’/Torro 52’, Joviç 89’)

MOL Vidi – Bate Borisov 0-2 (Tuminen 27’, Filipenko 85’)

PAOK – Çelsi 0-1 (Uillian 7’)

Rapid Viena – Spartak Moskë 2-0 (Timofeev 50’ (aut), Murg 68’)

Rene – Jablonec 2-1 (Sarr 31’, Ben Arfa 90’(pen) /Travnik 54’)

Sevilja – Standart Liezh 5-1 (Banega 8’, 74’(pen), Vaskez 41’, Ben Jeder 49’,70’/Djenepo 39’)

Vijareal – Rejnxhërs 2-2 (Baka 1’, Moreno 69’/Arfilld 67’,Leferti 76’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online