Rafael Van Der Vart hodhi hapat e parë në futbollin profesionist kur ishte vetëm 17-vjeç, teksa debutoi me fanellën e Ajaksit të Amsterdamit në vitin e largët 2000. Sot Van Der Vaart është në hapat e fundit të karrierës së tij dhe sapo ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me klubin e Esbjergut, ekip me financa të modeste që sapo u ngjit në divizionin e parë.
Mesfushori holandez luan prej dy vitesh në Danimarkë dhe në shkurt do të mbushë 36-vjeç, çka do të thotë se ka shumë gjasat që kjo të jetë kontrata e tij e fundit. Shumë vetë mund të pyesin vetën, përse mëngjarashi nuk ka zgjedhur t’i shijojë vitet e fundit të karrierës në kampionate si ai amerikan, kinez apo ligat e ndryshme në shtetet e gadishullit arab. Arsyeja për këtë është gruaja e tij Estevana Polman.
Bashkëshortja e Van Der Vart aktivizohet me skuadrën e Esbjergut në sportin e Hendbollit dhe luan atje prej më shumë se pesë vitesh. 35-vjeçari i është dashur të marrë një vendim të vështirë, pasi ka refuzuar oferta milionere për t’u mos u bërë pengesë për karrierën e njeriut të zemrës.