Receta e Di Françeskos: Nevojitet zemër dhe tru, derbin e vendos… Zaniolo!

Roma është gati për ndeshjen kundër Lacios. Derbi i kryeqytetit italian është një nga duelet më të zjarrta në botës. Sfida e shumëpritur do të zhvillohet nesër në mbrëmje, në orën 20:45.

Eusebio Di Françesko vlerëson shumë ekipin kundërshtar në konferencën për shtyp dhe analizon rëndësinë dhe presionin e madhe që dhuron një ndeshje e tillë. Të dy ekipet po luftojnë fort për një vend në Champions Ligë dhe nuk lejohen gabimet në derbi.

Manolas është rikthyer dhe është gati për këtë përballje, ndërsa akoma në dyshim mbetet kapiteni De Rosi. Trajneri i verdhekuqve ka një koment dhe për Nikolo Zaniolon. Talenti i Romës do të provojë për herë të parë emocionet e mëdha që të dhuron kjo betejë.

Di Françesko ka besim se ai do të jetë deçiziv, por nuk duhet ngarkuar me shumë presion. Në fund dhe Edin Xheko, i cili është rikthyer të shënojë. Festa me tifozët në golin e fitores kundër Frozinonës i ka bërë mirë ekipit dhe Di Françesko shpreson të përjetojë të njëjtat emocione dhe nesër në mbrëmje.

LACIO – “Derbi është gjithmonë një ndeshje e rrezikshme dhe një farë ‘kurthi’. Lacio është një skuadër e aftë dhe e zgjuar. Do të jetë një ndeshje e vështirë si të gjithë derbit, kundër një ekipi me shumë cilësi. Presioni do të jetë i madh për të dy ekipet. Do të jetë një ndeshje delikate dhe për objektivin Champions të dy ekipeve. Nevojitet zemër dhe duhet të përdorim trurin. Kjo është një përballje unike dhe psikologjikisht të gjithë duan të zbresin në fushë. Kemi punuar mirë gjatë javës dhe jemi gati.”

ZANIOLO – “Ai nuk duhet të jetë shumë i qetë, por i përqendruar, i vendosur dhe cinik, ashtu siç është paraqitur në stërvitje. Kam folur pak për derbin me Nikolon. Ka shumë lojtarë të ekipit që i kanë folur për rëndësinë e madhe të kësaj ndeshje dhe nuk dua ta mbingarkoj më shumë. Ai do të jetë një nga protagonistët dhe presim gjithmonë diçka të rëndësishme prej tij, por le ta lëmë të qetë për derbin e parë që do të luajë.”

MANOLAS-DE ROSI – “Do të jetë i gatshëm për ndeshjen. Dje është stërvitur mirë dhe ka lënë pas dëmtimin. Sot do të stërvitet me ekipin dhe nesër do të jetë i gatshëm për të zbritur në fushë. Sa i përket De Rosit, ai ndodhet në një gjendje të mirë. Daniele e di mirë që është i rëndësishëm për ne menaxhimin e stërvitjeve dhe ndeshjeve. Mund të zhvillojë një pjesë loje, por nuk mund të jap një përgjigje përfundimtare për të.”

XHEKO – “Jam shumë i lumtur me atë që po bën Edini për skuadrën. Ai është përmirësuar shumë në aspektin fizik dhe ndodhet në formë të mirë. Më pëlqen shumë mënyra se si po luan dhe do të jem shumë i lumtur nëse do të shënojë nesër. Goli i shënuar në limite kundër Frozinones ka ofruar skuadrën me tifozërinë dhe uroj që të shoh nesër përsëri ato përqafime dhe festime, edhe nesër kundër Lacios.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *