Real rekordesh, i duhen edhe 4 humbje për të rishkruar historinë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Një sezon i dështuar mund të konsiderohet ky i sivjetshmi për Realin e Madridit. Skuadra spanjolle deri më tani ka humbur plot 15 ndeshje, duke rrezikuar të arrijnë rekordin negativ të sezonit 1984-1985. Asokohe Reali regjistronte plot 19 humbje dhe deri në fund të këtij kampionati skuadra e drejtuar nga Zinedin Zidan ka në program edhe tetë ndeshje të tjera.

Humbjen e fundit Realit ia shkaktoi Valencia. Gjatë këtij sezoni madrilenët numërojnë nëntë humbje në La Liga, dy i kanë pësuar në Kupë, një në Super Kupën e Europës dhe tre në Champions League. Me ecurinë  deritanishme Reali renditet në vendin e tretë në kampionat, me pesë pikë më pak se Atletiko e Madridit që ndodhet mbi ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *