Real Madridi nënshkruan me Dani Ceballos

Flakrim Jusufi 

Dani Ceballos do të jetë lojtari i Real Madridit javën e ardhshme në mënyrë tashmë krejt zyrtare. Lojtari që është nën pronësinë e Betis dhe klubi Madrilen kanë arritur një marëveshje me të cilën lojtari i Spanjës U21 do të veshë fanellën e bardhë për 6 sezonet e ardhshme. Firma në kontratën e tij akoma nuk është vendosur, por vendimi i Ceballos tashmë është përfundimtar dhe ai do të kompletoje dëshirën e tij për të luajtur në Real Madrid, ashtu siç edhe ai e ka shprehur disa herë si publikisht ashtu edhe ndaj bashkëlojtarëve të kombëtares.

Detajet që mbeten për t’u mbyllur do të arihen gjatë ditës së nesërme dhe komunikata zyrtare do të bëhet gjatë ditës së Hënë, pasi ai të ketë kaluar testet mjeksore. Marëveshja ndërmjet Betis dhe Real Madridit do të jetë për shumën e 15 milion eurove dhe ashtu si në rastin e Theos, pagesa e transferimit do të realizohet në tre këste. Shuma totale që klubi Madrilen do të paguaje për të është 18 milion euro. Në këtë mënyrë, Dani Ceballos refuzon ofertën e Barcelonës, që në orët e fundit tentoi për të nënshkruar me Madrilenin.

Ceballos do të ketë vend në skuadrën e Zidane, i cili është duke e pritur me krahë-hapur, ashtu siç raportonin mediat në Spanjë javën e kaluar. Dani do të udhëtoje sëbashku me skuadrën me 20 Korrik në Los Angeles, duke iu bashkuar kështu bashkëlojtarëve të tij të kombëtares Marcos Llorente, Vallejo dhe Asensio. Në Amerikë, mesfushori do të tentoje të fitoje besimin e teknikut për të luajtur dhe për t’u futur në rotacione.

Konkurrenca në mesin e fushës do të jetë akoma më e madhe me inkorporimin e Marcos Llorentes dhe Ceballos. Dikush duhet të largohet dhe në princip kandidati për të lënë skuadrën nuk është kush tjetër përveç James Rodriguez, që në mënyrë kurioze, nuk i ka komunikuar klubit në mënyrë zyrtare qëllimin për t’u larguar, ashtu siç bëri në ditët e fundit të sezonit të shkuar.

Lucas Vazquez dhe Kovacic janë lojtarët për të cilët kanë pyetur më së shumti skuadra. Roma e dëshiron anësorin Madrilen, ndërsa Kroati ka marë shumë oferta nga Italia, por në çdo rast, që të dy dëshirojnë të qëndrojnë tek Real Madridi dhe të luftojnë për një vend në formacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online