Fëmijëria e vështirë dhe e dhimbshme e Luka Modric

0

Flakrim Jusufi 

Është e vështirë të gjesh një gjurmë të Luka Modric në Zadar, qytetin në të cilin ai ka lindur, qytetin në të cilin ai u largua si një refugjat nga lufta e Ballkanit dhe qytet në të cilin ai ndërmori hapat e parë drejt futbollit, duke mbrojtur stemën e klubit të qytetit.

Dhe është e vështirë dhe turpëruese të shpjegosh faktin se si një futbollist i këtij niveli që ka aritur të fitoje pothuajse gjithçka në futboll, nuk është një ikonë e vendlindjes së tij.

”Nëse do të ishim në Argjentinë, Modric do të ishte çdokund”, thotë Roman Morovic, zëdhënësi i klubit NK Zadar.

Sidoqoftë, dëshmitë se ai dikur ka jetuar në këtë qytet, janë akoma aty.

Dhe kjo dëshmi mund të gjendet në hotelin Kolovare, ku ai jetoi si refugjat, hoteli IZ, një ndërtesë modeste ku ai qëndroi deri në moshën 14 vjeçare, kur nënshkroi për Dinamo Zagreb, ndërsa më pas vijojnë kompleksi stërvitor i Visnjikut, stadiumi i Stanovit…

Bevery Hillsi i Kroacisë siç Sergio Ramos do të shoshte për mikun e tij Lukita.

Hapat e parë, në një park veturash 

”Kisha një jetë si çdo fëmijë tjetër, me miq, gjithmonë duke luajtur futboll,” potencon Luka Modric.

”Kam vetëm kujtime të bukura nga fëmijëria ime këtu.”

Luka lindi në Zadar por nga një moshë shumë e re, ai u zhvendos 40 km në veri të vendit, në një vend të quajtur Zaton Obravocki, nga ku ai duhej të mbijetonte në mesin e luftërave që zhvillonte ushtria Serbe.

Familja e tij u vendos në hotelin Kolovare, më saktësisht, në zonën e parkimit, tani një hapsirë e mbushur me vetura turistësh që shijojnë verën Dalmatine. Dhe nga ky park, filloi edhe karriera e tij si futbollist.

 

Nënshkrimi i tij me klubin dhe njeriu që u përkujdes për të tek NK Zadar

”Babai im më dërgoi tek klubi, aty kishte shumë fëmijë. Ne erdhëm të jetonim këtu nga vendlinja jonë,” vazhdoi ai.

”Ai më mori tek shkolla e futbollit dhe aty kam qëndruar për 7 vite.”

Pas një kohe të gjatë, Luka u zhvendos tek Hotel IZ (tashmë një kamp i futbollistëve të rinjë) dhe nga aty, mund të dilte në fushën stërvitore dhe në stadiumin që posedonte vendi.

Nga një fushë stërvitore, më pas ky vend u shëndrua në një kompleks stërvitore, një hapsirë e rinovuar që kishte një fushë futbolli, basketbolli, tenisi, volejbolli, vrapimi, etj…

Përballë kësaj fushe, gjendej Kreimir Cosic Hall (një sallë sportive për 9,000 persona) dhe një skulpturë e Kosicf, një legjendë e basketbollit në Jugosllavi.

Në këtë vend, Luka Modric gjeti mësuesin e tij të futbollit, Tomislav Basic, që ndëroi jetë në vitin 2014, kur Luka veçse ishte transferuar në Madrid.

”Nëse nuk je mjaftueshëm i mirë për Hajduk, atëherë nuk je mjaftueshëm i mirë as për Zadarin.”

”Shkova në Hajduk Split për të bërë një test të vogël, pa Basic, që ishte drejtor i Zadarit në atë kohë, dhe pjesa tjetër dihet,” potencoi Modric.

”Aty më thanë që isha shumë i ri dhe mu desht të rikthehesha në Zadar.

”Kur Basic më pa, më tha disa fjalë: ”Nëse nuk je mjaftueshëm i mirë për Hajduk, nuk je mjaftueshëm i mirë as për Zadar dhe nuk mund të stërvitesh me ne.

”Kalova disa javë duke punuar me të dhe ai do më detyronte të mbaj duart lart me një shufër apo diçka të ngjajshme për të parë nëse mund të rritesha..

”Pas dy apo tre muajsh, ai i tha babait tim që tani mund të kthehesha në skuadër.”

Basic nuk do të ndalej me kaq sidoqoftë.

Hajduk, skuadra më e rëndësishme e asaj zone, bëri me siguri një nga gabimet më të mëdha të historisë së saj duke nënvlerësuar Lukan,

Kështu që Basic trokiti në dyert e një armiku të përjetshëm.

”Ishte ai që më rekomandoi mua tek Dinamo Zagreb,” potencoi Modric.

”Basic për mua ishte babai im në futboll. Përveç familjes, babait tim dhe njerëzit e afërt, ai ishte njëri nga të vetmit që gjithmonë besonte tek unë.

”Tani ndjehem i trishtuar që nuk është më me ne dhe që nuk mund të shohë gjithë këtë.

”Ai ka shumë merita për karrierën time.”

Akademia e Zadar 

Tani Zadar nuk është në një formë të mirë, që është një turp për të gjithë qytetin.

Në këtë qytet tani sporti primar është basketbolli, por njerëzit poashtu pëlqejnë futbollin dhe ka disa futbollist të njohur nga këtu.

Vrsaljko, Pras, Stipe Perica, e të tjerë, janë nga qyteti i Zadarit.

”Shpresoj që në të ardhmen do të kemi një skuadër stabile, ky qytet meriton të ketë një skuadër në ligën e parë,” thotë presidenti i klubit.

Sapo futesh në stadium, një foto prej dy metrash e lartë iu uron mirëseardhje vizitorëve.

Dhe nuk është ndonjë foto e Modric por e Hrvoje Custic, djali i presidentit aktual, që ka luajtur sëbashku me Lukan në ekipin e të rinjëve.

Custic ndëroi jetë pasi goditi me kokë një mur rrethues të fushës në një ndeshje të ligës së parë.

”Mezi gjejmë ndonjë foto apo dokument nga e shkuara,” vazhdon mesfushori i Real Madridit.

”Bordi i ri i klubit sidoqoftë ka gjetur përsëri klubin.

”Po tentojmë t’a riorganizojmë atë, të ndryshojmë mënyrën se si bëhen gjërat dhe të sjellim ekipin në ligën e parë.”

Nëse ka një vend që ka një shërbim perfekt dhe të dedikuar për sportistët e mëdhenjë në këtë qytet, është Mamma Mia, një restaurant që duhet të vizitohet si për ushqimin ashtu edhe për ëmbëlsirat që posedon.

”Çdo Kroat duhet të tregoje respekt dhe admirim për Modric si futbollist dhe në veçanti si person,” potencoi pronari i restaurantit.

Një shije për basketbollin nga Luka Modric

”Kam luajtur basketboll. Zadar është një qytet i sportit dhe përveç futbollit kam luajtur edhe basketboll, sport të cilin e pëlqej vërtetë shumë,” u shpreh Modric.

”Çdo vit kur kthehem për pushime, shijoj kohën duke luajtur me miqtë e mi, por ne luajmë pa rregulla specifike.

”E shijoj, por nuk luaj shpesh si dikur, sepse kur isha tek Tottenham, përpara parasezonit, e ndrydha gjurin.”

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.