FIFA ndryshon totalisht çmimin ‘The Best’

Flakrim Jusufi

FIFA dëshiron të heq qafe njëherë e përgjithmonë Topin e Artë dhe për këtë ka vendosur që të bëje një ndryshim drastik dhe total duke eleminuar çmimin Balon D’Oro dhe duke i dhënë privilegj të plotë çmimit ‘The Best’, që për më tepër, do të jepet në muajin Tetor, dhe jo në fillim të çdo viti, ashtu si zakonisht.

Çmimi do të jetë një mirënjohje e më të mirëve pas çdo sezoni dhe jo pas çdo viti, ashtu siç ka ndodhur deri më tani.

Duke u nisur nga kjo, FIFA planifikon të ndryshoje edhe kohën e fillimit të kompeticioneve kjo edhe për arsye se fillimet e sezoneve në kompeticionet e luajtura në kontinentin Amerikan nuk rastisin asnjëherë me fillimin e kompeticioneve në kontinetet tjera sepse të gjithë në kontinetin Amerikan startojnë sezonin në çdo fillim viti.

Në këtë revolucion, do të pësoje ndryshime edhe mënyra e votimin që do të bëhet atëherë kur trajnerët dhe lojtarët nga e gjithë bota të kthehen në ekipet e tyre pas verës dhe ata do të vendosin për më të mirin në çdo kategori.

Champions League sidoqoftë do të vazhdoje të mbaje primatin fundamental në zgjedhjet e ardhshme për lojtarin më të mirë në botë. Cristiano Ronaldo me golat vendimtar të këtij sezoni dhe pritjet vendimtare të Buffon do të kalojnë në votat e shumicës. Dhe për më tepër, finalja ndërmjet Real Madridit dhe Juventus këtë sezon mund të vendosje edhe fituesin e çmimit ‘The Best’.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në qytetin e Londrës me 23 Tetor dhe në këtë ceremoni përveç lojtarit dhe lojtares më të mirë në botë, do të zgjidhet poashtu edhe formacioni më i mirë i vitit, goli më i mirë i vitit dhe çmimet tjera individuale që përfshihen në ceremonitë e viteve të kaluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online