Reagimi i Partizanit tërbon Guerrilsat: E turpshme!

Guerrils ka reaguar sërish. Pasi u distancuan nga parulla raciste “1 grek më pak, 1 bastard më pak”, ata kanë ndjekur me vëmendje edhe reagimin e bërë nga FSHF dhe më pas edhe vendimin e Disiplinës dhe qëndrimit e klubit të Partizanit.

Ultrasit e kuq janë kundër klubit të tyre dhe duke parë reagimin, këto pjesë të deklaratës së klubit të kuq nuk u kanë pëlqyer: “Klubi i Partizanit, jo vetëm që reagoi menjëherë në stadium për të larguar një paçavure shkruar keq nga disa rrugaçë që nuk kanë lidhje me tifozerinë tonë, por ishte i pari që u distancua publikisht nga kjo rreckë, e cila çuditërisht u bë shumë e famshme ditët që pasuan, dhe kjo jo vetëm në opinionin sportiv. Klubi i Partizanit nuk ka bërë rolin e sehirxhiut, por shumë shpejt do të zbulojë dhe identifikojë autoret e vërtetë të këtij akti që nuk ka lidhje me sjelljen tonë, si për rivalët sportivë, ashtu edhe për fqinjët tanë politike dhe gjeografike”.

“Si mundet të ngarkohemi me përgjegjësi për mungesë organizimi në një stadium të licencuar pa kontroll nga FSHF-ja, ku fort mirë dihet se nuk ka sistem kamerash sipas standardeve për identifikimin dhe skedimin e personave që s’kanë lidhje me tifozerinë dhe vijnë në stadium vetëm për të shkaktuar probleme?!”.

Për t’u rikthyer te qëndrimi i Guerrils, ata shkruajnë: “Thirrjet e klubit tonë për të ndërtuar sistem vëzhgimi dhe sistem skedimi të personave që hyjnë në stadium është po aq i turpshëm sa çdo vendim i komisioneve për të dënuar një ndeshje pa tifozë. Thirrjet për të dënuar individualisht tifozë të ndryshëm penalisht dhe etiketimet si rrugaçë nuk i kanë hije klubit që frymon bashkimin e njerëzve. Ne si grupim dënojmë veprimin, por nuk mendojmë që dënimi i individëve është përbashkues, por një mënyrë për të larguar vëmendjen nga humbja dhe përgjegjësitë. Arroganca dhe sulmet etiketuese paragjykuese nuk i kanë hije klubit Partizani e gjithashtu as dëshira e censurës, vëzhgimit dhe përzgjedhjes së tifozëve! Ultras Guerrils”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online