“Rasti i Rrapajt ishte 100% penallti, nuk e di pse nuk e pa në VAR“, Zekiç tregon trishtimin pas eliminimit: Në dhomën e zhveshjes sheh vetëm fytyra të zhgënjyera

Partizani përfundoi sot rrugëtimin në Kupat e Europës. Kryeqytetasit u eliminuan në fazën “play off”, në të cilën mbërrin për të parën herë në histori. Të kuqtë barazuan me rezultatin 1-1 kundër Astanës, por humbja 1-0 në Kazakistan përcaktoi ekipin që do të marrë pjesë në grupet e Ligës së Konferencës. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Zoran Zekiç ka dhënë përshtypjet e tij të para për emisionin “Skaner” në “MCN TV”.

“Sigurisht që jemi të trishtuar. Edhe po t’i shohësh djemtë në dhomën e zhveshjes, janë të zhgënjyer. Por jam i kënaqur me lojën. Treguam karakter, megjithëse bëmë disa gabime taktike. Është një katastrofë për ne. I druhesha shpërqendrimit. Folëm pas pjesës së parë që të bëjmë të njëjtën lojë. Që në fillim të pjesës së parë, gabuam. Megjithatë besuam deri në fund. Nuk dua të flas për arbitrat, por sot vendimet e tij ishin të çuditshme. Na ndëshkoi pas pesë minutash me karton të verdhë. Për mua rasti i Rrapajt ishte 100% penallti. Nuk e di pse nuk shkoi ta shihte në VAR”, ka deklaruar Zoran Zekiçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online