VIDEO/ I kualifikoi për të dytën herë në grupet e Ligës së Konferencës, Ballkani krenohet me Ilir Dajën

Ballkani ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Për të dytin vit radhazi, ekipi i udhëhequr nga Ilir Daja pret biletën për në grupet e Ligës së Konferencës. Një arritje historike jo vetëm për klubin, por edhe për futbollin e Kosovës. Sigurisht që arkitekti i këtij suksesi është Ilir Daja. Një strateg i madh i futbollit, që ka treguar përgjatë gjithë karrierës së tij se di të ndërtojë ekipe që fitojnë trofe.

Klubi i Ballkanit ka shpërndarë një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, ku krenohen me trajnerin e tyre. “Ilir Daja, njeriu që i solli futbollit të Kosovës sukseset e munguara”, ka shkruar klubi nga Suhareka. Ndërkohë më poshtë ka shpërndarë një video me momentet më të bukura të Ilir Dajës, e cila nis me fjalët: “A e keni parë ndonjëherë dikë dhe keni pyetur veten se çfarë po bluhet në mendjen e tij”?/Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online