Rasti i çuditshëm “Totenhem”, periudhë merkatoje apo pushimesh?

Në Angli mbyllet merkato dhe të gjitha skuadrat nxitojnë për të bërë ndonjë goditje të madhe në limitet e kohës, me përjashtim të Totenhemit. “Spurs” këtë merkato kanë kryer vetëm një lëvizje, edhe ajo nëse mund të quhet e tillë, pasi bëhet fjalë për një përfundim huazimi.

Besojeni apo jo, dy herë kampionët e Premier Leagues nuk kanë larguar asnjë futbollist këtë merkato dhe kanë afruar vetëm Vinsent Jansen, të cilit i ka përfunduar huazimi në Turqi tek Fenerbaçe. Gjatë kësaj vere sulmuesi është goditja më e madhe e Totenhem, kjo për faktin se është e vetmja.

Pushimet siç duket kanë qenë të tilla vërtetë për drejtuesit e skuadrës së Totenhemit. Rast vërtetë i çuditshëm, pasi nuk ndodh rrallë që të shohim një klub që beson tek e njëjta skuadër për dy sezone radhazi, aq më tepër kur nuk ka dalë as kampion.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online